Pas alarmit të ngritur për rrezikun e shembjes se urës së Zogut, qeveria vendosi qe ky monument kulture t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje emergjente, me qëllim shpëtimin e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se janë gati të nisin punën për të rilindur urën e Zogut mbi lumin Mat.
Advertisement
“Tashmë projekti i hartuar nga fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga këshilli kombëtar i trashëgimisë kulturore, për ndërhyrjen në këtë objekt” – shkruan kryeministri.
Advertisement
Prurjet e mëdha të lumit Mat kanë dëmtuar strukturën e urës. Në janar të vitit 2021 kjo urë pësoi dëmtime të shumta në njërën prej këmbëve mbajtëse.