Luan Baçi: Rama do opozite false, e do veten mbret

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luan Baçi: Rama do opozite false, e do veten mbret

Deputeti i PD Luan Baçi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Kuvendit, për përjashtimin e disa prej deputetëve të opozitës.

 

I ftuar në Quo Vadis, Boçi thekson se Rama dhe Alibeaj kanë përgatitur një skenar për të nxjerrë opozitën jashtë sistemit dhe për të mos e lejuar të regjistrohet në vendoret e 14 majit.

 

Advertisement

Sipas tij, Rama do një opozitë false në Kuvend dhe më pas e ka veten mbret.

 

Mënyrën se si po ndërtojnë punën e Parlamentit Lindita Nikolla me urdhrat e Ramës e ka kthyer Parlamentin në një pronë private ku nuk zbatohet asnjë lloj rregulli. Seanca e sotme ishte një seancë e rëndësishme se vijnë deputetët pas javës së gjelbër, ku kanë zbritur në bazë dhe do të ngrejnë çështjet e zgjedhësve. Deputetët e PD bëjnë programimin dhe 120 minuta në një kohë prej 4 orësh ja japin PS, 60 minuta ja japin Alibashës dhe deputetëve të tjerë të PD nga 2-3 minuta.

 

Advertisement

Ky është një skenar i përgatitur në bashkëpunim me Alibashën thjesht që deputetëve të PD mos u lënë kohë të flasin. Strategji përjashtimi herë pas here është një skenar i përgatitur për të nxjerrë opozitën jashtë sistemit dhe të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Duan të regjistrojnë Enkelejd Alibeajn me 2-3 deputetë dhe Alibeaj po lut në çdo bashki të vendit të gjejë kandidatë pak të pranueshëm që ti nxjerrë si kandidat alternativ për të legalizuar veten si opozitë. Rama kërkon një opozitë falso në Parlament dhe për të thënë që e kam opozitën, të tjerat i  kam në rregull dhe Ramën e kemi mbret pastaj“, tha Baçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy