
Në vjeshtë pritet që Greqia të hapë xhaminë e parë zyrtare, që nga pavarësia e vendit. Ministria e Arsimit dhe Punëve Fetare njofton se xhamia do të hapet në vjeshtë dhe muaji më i mundshëm mendohet të jetë tetori, nëse nuk do të ketë një mbyllje si pasojë e koronavirusit.
Projekti për xhaminë në kryeqytetin helen ka nisur që në vitin 2007 dhe hasi në kundërshtinë e fortë të Kishës ortodokse dhe nacionalistëve anti-turq.
Athina është një qytet ku jetojnë mbi 250 mijë myslimanë dhe është i vetmi kryeqytet i Europës ku nuk kishte një xhami zyrtare.
Advertisement