Berisha para PS: Revolucioni vazhdon të hënë në orën 17:00 para Parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha para PS: Revolucioni vazhdon të hënë në orën 17:00 para Parlamentit

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe protestuesit i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kaluar para selisë së Partisë Socialiste.

 

Berisha iu dërgoi një mesazh socialistëve të ndershëm siç tha ai. Kreu i PD theksoi se kjo ndërtesë është shndërruar në selinë e së keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Rama.

 

Advertisement

“Së pari për një mesazh paqësor për të gjithë socialistët e ndershëm shqiptarë. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, i siguroj se aq sa kanë ata respekt për votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha respekt për ta. Kjo ndërtesë është shndërruar në selinë e së keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Rama, i cili me lidhjet e tij me bandat, me krimin, iu ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe, ka përzënë nga vendi nga viti 2014, mbi 700 mijë shqiptarë.

 

Edi Rama me piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm. E kam denoncuar vazhdimisht. Ai që kryeson grupin parlamentar është një trafikant i shpifur, i cili merrej në Rumani duke nxjerrë viza prostitutave rumune. Është një njeri që merret me trafiqe, i del emri në regjistrimet e shumë grupeve kriminale, çfarë i lidh socialistët me ta? Ata nuk mbrojnë interesat e socialistëve. Revolucioni vazhdon ditën e hënë në orën 5 para Parlamentit”, deklaroi Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy