8 deputetë të Partisë Demokratike u përjashtuan për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
PS bëri këresë për 8 deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Advertisement
Për 6 të parët ky vendim u morr për shkak se bllokuan foltoren dhe godisnin tavolinat, duke mos lejuar kolegët e tjerë të flisnin, ndërsa Bardhi dhe Nallbati ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla.