Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë. Të tjera raketa u lëshuan drejt Kharkivit dhe zona të tjera të rajonit në Ukrainën lindore mëngjesin e kësaj të diele, por ende nuk ka informacione për viktima dhe të plagosur apo edhe për nivelin e shkatërrimeve.
Ndërkohë luftimet e ashpra po zhvillohen edhe në Donetsk e Lyman.
Në fjalimin e tij presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se lufta po bëhet gjithnjë e më e ashpër në Bakhmut dhe Lyman.
Ndërkohë perëndimi ka shtuar ndihmat me armatim për Ukrainën. Së fundmi Kanadaja ka dërguar drejt tankun e parë “Leopard 2”.
“Jemi në anën e popullit ukrainas dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë forcat e armatosura ukrainase me pajisjet që u nevojiten për të fituar”, është shprehur ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand, duke shpërndarë foto dhe një video të dërgesës së tankut në rrjete sociale.