Sot shënohet 6 -vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.
Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se për nder të kolosit të letrave shqipe, këtë vit Tiranës i shtohet dhe Muzeu “Dritëro Agolli”. “DRITËROI i paharruar!
6 vite pa kolosin e letrave shqipe, Dritëro Agollin!
Shkrimtar, gazetar, politikan e publicist, i cili ka lënë një trashëgimi të madhe letrare për vendin.
I lumtur që këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun “Dritero Agolli”, si një kujtesë dhe trashëgimi e indentitetit të qytetit”, nënvizon Veliaj.
Advertisement