Përleshje gjatë protestave në Francë; 2.8 milionë njerëz kundërshtojnë reformën e pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protestat në Francë janë përshkallëzuar dhe nuk kanë munguar as përplasjet me policinë. Në Paris janë shënuar përleshje, ndërsa 23 persona janë arrestuar.

 

Sipas sindikatave, rreth 2.8 milionë njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar , duke tejkaluar një milion njerëz që morën pjesë në raundin e parë të protestave, më 19 janar.

 

Advertisement

Policia, për shkak të agresivitetit në protestë ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

 

Qeveria franceze po avancon me reformën e rritjes së moshës së pensionit pavarësisht kundërshtimit të popullit.

 

Advertisement

Sondazhet tregojnë se dy të tretat e votuesve francezë janë kundër ndryshimeve, të cilat do të paraqiten në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy