Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë, katër ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj.
29-vjeçarja ka shkur në maternitet të shtunën, ka kryer lindjen e më pas, ditën e hënë ka dalë me insistimin e saj.
Advertisement
Mjekët shprehen se procesi i lindjes ka qenë normal, pa komplikacione përveç një episodi temperature kalimtar.
Advertisement
Një ditë pas daljes, e reja është rikthyer në materntiet sërish të martën me situatën shëndetësore të rënduar ku ka ndërruar edhe jetë.
Pritet një reagim nga institucioni si dhe rezultati i ekspertizës mjeko-ligjire.
Advertisement