Shpërthimi i bombulës në Korçë/ 40-vjeçari në gjendje të stabilizuar por dëmet materiale janë të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi i bombulës në Korçë/ 40-vjeçari në gjendje të stabilizuar por dëmet materiale janë të mëdha

Shpërthimi i një bombule gazi ka sjellë plagosjen e një 40 vjeçari, banor i lagjes 17 në qytetin e Korçës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta në banesën e shtetasit Klodian Gjoka, i cili në ato momente ka qënë në banesën e tij në një lagje periferike të këtij qyteti.

Advertisement

 

 

Nga shpërthimi 40 vjeçari ka pësuar djegje trupore dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë këtij spitali thanë se 40 vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

 

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se ka pasur rrjedhje të gazit çka ka shkaktuar edhe shpërthimin e fuqishëm.

 

 

Advertisement

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes. Nga shpërthimi dëmtimet në banesë kanë qënë të mëdha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy