Një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në rajonin e Tetovës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën lokale në fshati Jelloshnik-Gllogji, kur traktori i tipit “IMT 539” me rimorkio të mbushur me dru është rrokullisur, ku si pasojë jetën ka humbur drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari L.S. nga fshati Gllogji.
Ekipi i SPB-Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetimet në vendngjarje pas çka, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.
Ndërsa një aksident tjetër ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur është shkelur me makinë një këmbësor.
Sipas policisë, B.A (23) me makinën “Golf” e ka shtypur këmbësorin Xh.I nga fshatin Sllatinë, i cili ka marrë lëndime trupore.
Policia dhe Prokuroria kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes./Telegrafi/
The post Dy aksidente në Tetovë, ka edhe një viktimë appeared first on Telegrafi.