
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja, e cila u akuzua për fasifikim të dokumenteve dhe deklarim të rremë të pasurisë është shpallur e pafajshme nga Apeli i Posaçëm.
SPAK kërkoi për anëtaren e KPK 1 vit burg, por dënimi i saj u pezullua për t’u konvertuar përfundimisht në 2 vjet shërbim prove.
Ishte GJKKO që fillimisht e shpalli të pafajshme anëtaren e KPK, por më pas ky vendim u apelua.
Apeli i Posaçëm dha sot vendimin final, duke e nxjërrë të pafajshme anëtaren e shkallës së parë të vettingut.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë17.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Advertisement“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
AdvertisementNë përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.