Kështu janë formuar yjet e para mbi 10 miliardë vite më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kështu janë formuar yjet e para mbi 10 miliardë vite më parë

Një foto e re e shkrepur nga teleskopi hapësinor James Webb tregon sesi janë formuar yjet e para në kohët e hershme të universit,  më shumë se 10 miliardë vite më parë.

Fotoja tregon një grup yjesh të njohur si NGC 346 të cilët ndodhen më shumë se 200,000 vite dritë larg nga toka.

Imazhi i ri i shkrepur nga super-teleskopi është me interes për astronomët pasi u ngjan kushteve në të cilat ndodhej universi i hershëm dhe përmes studimit të saj ata shpresojnë të mësojnë më shumë se si u formuan yjet e parë dy ose tre miliardë vjet pas Big Bengut.

Në këtë periudhë, e njohur si “mesdita kozmike”, formimi i yjeve ishte në kulmin e tij.

Advertisement

“Ne po shohim blloqet e ndërtimit, jo vetëm të yjeve, por edhe potencialisht të planetëve,” tha Guido De Marchi, i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, i cili është edhe anëtar i ekipit që po studion imazhin.

Ai shtoi se ekziston mundësia që “planetet shkëmborë” të jenë formuar në univers më herët se sa mendohej.

NGC 346 strehon protoyje që janë re gazi dhe pluhuri që më pas do të zhvillohen në yje. Ndërsa ylli zhvillohet, materiali mblidhet në një disk që ushqen yllin qendror.

Në foto-galerinë më sipër mund të shihni disa nga imazhet e tjera që teleskopi James Webb ka shkrepur deri më tani.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy