Një automjet tip furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar plotesisht ate.
Shtylla e demtuar është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre – Torrovicë dhe lidhet me N/ST Lezhë. Dëmtimi i saj sipas vete OSSHEE ne Lezhe ka lënë pa energji elektrike zonën e Dajçit.
Advertisement
Pas hetimeve përkatëse nga autoritetet e rendit, ekipet e OSSH Shkodër dhe asaj ne Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale.
Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësim të vazhdueshme për abonentët.
Advertisement