OBSH: Maqedonia ndër 11 vendet evropiane me ‘transmetim të përshpejtuar’ të coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se për herë të parë pas disa muajve në Evropë ka rritje të numrit të rasteve me coronavirus duke veçuar 11 shtete në të cilat sëmundja në mënyrë të përshpejtuar po rikthehet.

Si vende me transmetim të përshpejtuar, OBSH i përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Moldavinë, Suedinë dhe Ukrainën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Transmetim të përshpejtuar është regjistruar në 11 vende evropiane, ku ka rritje të numrit të të infektuarve, e që nëse lihet pa mbikëqyrje, përsëri do t’i kthejë prapa sistemet shëndetësore në Evropë”, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

Ambasadorët e BE-së këtë javë do të bisedojnë për hapjen e sërishme të kufijve të jashtëm të bllokut më 1 korrik. Një prej kritereve që vendet anëtare e shqyrtojnë është që të lejohet udhëtim vetëm i udhëtarëve nga vende të caktuara, në mesin e të cilave nuk do të gjenden vendet me shkallë të lartë të infeksionit, përfshirë edhe SHBA-në, Rusinë dhe Brazilin./Telegrafi/

Advertisement

The post OBSH: Maqedonia ndër 11 vendet evropiane me ‘transmetim të përshpejtuar’ të coronavirusit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy