Manchester City fitoi 1 me 0 ndaj Chelsea në transfertë në javën e 19-të të Premier Leagues. Përballja mjaft e rëndësishme dhe e vështirë në “Stamford Bridge” u vendos në pjesën e dytë me golin e Mahrez.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar për të dyja skuadrat të cilat nuk rrezikuan. Ndërkohë në minutën e 63, Mahrez shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Një aksion i bukur me shumë pasime, bëri që Grealish të pasonte bukur për Mahrez, me topin që kaloi gjithë pasqyrën e portës për të përfunduar në këmbët e sulmuesit dhe më pas në rrjetë.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk dhuroi asgjë. Ndërkohë që, Chelsea me mungesat e shumta nuk mundi të reagonte edhe pse City menaxhoi si duhet sfidën pas golit të avantazhit.
Blutë e Londrës zhyten në krizë tashmë, pasi vijojnë rënien në vendin e 10 me vetëm 25 pikë. Ndërsa City vazhdon rrugën e suksesit me 39 pikë, 5 më pak se Arsenali i cili momentalisht kryeson i vetëm.