32 vjet nga numri i parë i RD/ Kujtohet themelimi i gazetës që shënoi lindjen e medias së lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
32 vjet nga numri i parë i RD/ Kujtohet themelimi i gazetës që shënoi lindjen e medias së lirë

Partia Demokratike festoi sot 32 vjetorin e numrit të parë të “Rilindjes Demokratike”, një gazetë që edhe pse ishte partiake shënoi fillimin e medias së lirë pas pothuaj 5 dekadash të diktatures komuniste.

 

 

Në ceremoni morën pjesë gazetarë që kanë themeluar ‘Rilindjen Demokratike’, anëtare të Partisë Demokratike, ndërkohë që mungoi kryetari i PD Sali Berisha, për arsye shëndetësore. Për të treguar domethënien e “Rilindjes Demokratike” në 5 janarin e vitit, Edvin Cami tregoi sa vështire ishte të blije një kopje të gazetës në atë kohë.

Advertisement

 

EDVIN CAMI

PEDAGOG

Advertisement

 

“Merita është e babait tim i cili mbajti radhë për ta blerë dhe të gjithë në lexonim RD”

 

 

Advertisement

Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi theksuan se nuk ishte vetëm pjesë e Partisë Demokratike po ishte e rëndesishme për pluralizmin e medias.

 

EDI PALOKA

Advertisement

ISH-GAZETAR I “RILINDJES DEMOKRATIKE”

 

“Rilindja lindi si gazetë misionare.”

 

Advertisement

 

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I PD

Advertisement

 

“Në rreshtat e parë të editoriali të parë të RD më 5 janar 1991, është një fjali postulat: “Vetëm kur e vërteta është e lirë, atëherë liria është e vërtetë.” Këtë e kemi amanet të gjithë ne, gazetarë, politikanë, shoqëri civile apo opinion publik. Por mbi të gjitha e vërteta shtë arma më e fortë e medias së lirë.”

 

 

Advertisement

Sot “Rilindja Demokratike” vuan fatin e gazetave partiake dhe prej vitesh ajo nuk shtypet më, por ekziston vetëm online.  Nga ana tjetër ceremonia reflektoi problemet e Partisë Demokratike sot. Në festë mungoi Astrit Patozi i cili për vite me radhë ka qenë kryeredaktor i saj, dhe që ka vendosur të mos i bashkohet Sali Berishës.

Në këtë përvjetor të 32, ekzistojnë dy gazeta “Rilindja Demokratike”, gazeta që mbahet nga bashkëpunëtorët e Lulzim Bashës dhe gazeta “Rilindja Demokratike” që mbahet nga bashkëpunetorët e Sali Berishës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy