Putin kërkon të zgjasë pushtetin, nis referendumi i ndryshimeve kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin kërkon të zgjasë pushtetin, nis referendumi i ndryshimeve kushtetuese

Putin kërkon të zgjasë pushtetin, nis referendumi i ndryshimeve kushtetuese

Rusët kanë nisur të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese, që mund t’ia zgjasin presidentit rus, Vladimir Putin qëndrimin në pushtet edhe për 12 vjet tjera. Qendrat e votimit u hapën mëngjesin e sotëm në 14 rajonet administrative të rajonit të largët lindor.

Kjo është dita e parë e votimit shtatë ditësh për këto ndryshime. Hapja e kutive të votimit për një javë synon të ndihmojë në shmangien e turmave në 1 korrik, kur është caktuar data për votim kombëtar, teksa edhe territori rus vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ky votim ka ngritur shqetësime në mesin e zyrtarëve shëndetësorë, pasi numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë, rreth 7,000 brenda një dite. Ai ishte planifikuar fillimisht në 22 prill, por u shty në korrik për shkak të pandemisë. Putin I propozoi më herët gjatë këtij viti ndryshimet kushtetuese dhe ka insistuar në mbajtjen e referendumit, pavarësisht se një gjë e tillë nuk kërkohet me ligj.

Advertisement

Ndryshimi final do të mundësohet nëse më shumë se gjysma e votuesve i mbështesin propozimet. Nëse miratohen, Putin, ish-zyrtari 67 vjeçar i KGB-së, mund të garojë edhe për dy mandate tjera si president, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024. Ai e ka udhëhequr Rusinë si president apo si kryeministër nga viti 2000.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy