Rama nxjerr foto nga kantieri i tunelit të Llogarasë/ “Në javët e para të 2023-shit përfundojnë gërmimet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nxjerr foto nga kantieri i tunelit të Llogarasë/ “Në javët e para të 2023-shit përfundojnë gërmimet”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga kantieri i tunelit të Llogarasë, ku po vijojnë ende punimet.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se 13 muaj pas fillimit të punimeve, janë hapur 5.5. kilometra tunel dhe kanë mbetur për tu hapur vetëm 500 metra.

 

Advertisement

Kreu i qeverisë thekson se gërmimet e tunelit mund të përfundojnë në javët e para të vitit 2023.

 

Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 km hapje tuneli nga 6 km totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit.

 

Advertisement

Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore”, shkruan kryeministri.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy