Trafik i rënduar në rrugët hyrëse dhe dalëse të Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafik i rënduar në rrugët hyrëse dhe dalëse të Fierit

Ardhja e emigrantëve ka rikthyer trafikun në pjësën më të madhe të akseve rrugorë në Fier, duke sjellë vonesa në lëvizjen e automjeteve.

 

Kjo problematikë është më shumë se e dukshme në rrugët hyrëse e dalëse të  qytetit të Fierit, aty ku trafiku shkon në disa kilomentra.

 

Advertisement

Në një vëzhgim të bërë në aksin Fier- Roskovec, që në orët e para të mëngjesit vihet re lëvizje e konsiderueshme automjetesh në të dy krahët e rrugës.

 

Ky aks është e vetmja nyje lidhëse që sjell drejt Fierit banorët e Patosit e Roskovecit si dhe një pjesë të madhe të atyre të Mallakastrës, si e një ndër rrugët më të rëndësihme për të gjithë këtë zonë.

 

Advertisement

Edhe në ditë normale, jashtë kësaj periudhe festive , rruga njeh fluks të lartë në lëvizjne e automjeteve, ndërsa gjatë natës lëvizja bëhët edhe më e vështirë për shkak të mungesë së ndricimit, duke e kthyer shpesh edhe në burim aksidentesh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy