Bilanci i viktimave nga moti I keq ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës eshte renduar .
Numri I viktimave ka arritur ne 22. Shumica e vdekjeve kane ndodhur në rrugë për shkak të ngricave si dhe rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të forta.
Gati 2 milionë amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa si pasojë e borës së madhe dhe erërave që arritën deri në 70 kilometra në orë mbi 2700 fluturime u anuluan.
Temperaturat do të vijojnë që të mbeten të ulëta deri në -20 gradë Celsius në Xhorxhia, Karolinën e Jugut si dhe në shtetet jugore Teksas dhe Florida.
Ndërsa në perëndim, ato kanë arritur deri në -45 gradë Celsius.
Me një situatë të pazakontë të të ftohtit po përballet edhe Japonia teksa reshjet e dendura të dëborës në zonat veriore dhe perëndimore kanë shkaktuar 14 viktima, ndërsa 87 persona janë lënduar.