200 milionë amerikanë po i presin ndryshe Krishtlindje e këtij viti. Brigjet lindore në Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga stuhia më masive e të paktën 2 dekadave të fundit me temperarturat që shënojnë deri në minus 45 gradë celius.
Acari dhe reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme me energjinë elektrike për 1.5 milionë amerikanë, ndërkohë që stuhia masive dimërore ka shkaktuar të paktën 19 humbje jete. Të pakën 150 mijë banesa apo biznese kanë probleme me energjinë elektrike.
Sipas meteorologëve, kjo situatë që ka përfshirë rreth 60% të shtetit amerikan është e paprecedentë. Mijëra fluturime u anuluan të premten, duke krijuar kaos gjatë përpjekjeve të qytetarëve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre për pushime. Në shumë shtete aeroportet kanë mbyllur pistat si pasojë e ngricave.
Stuhia e cila ka në shtrirje prej 3000 kilometrash nga Kandaja deri në Meksikë ka krijuar edhe ato që quhen ciklone bombë ku temperaturat brenda një kohëe të shkrtër bien në mënyrë drastike. Po aq e rënduar situata paraqitet në Kanadanë fqinje. Toronto dhe Quebek janë dy qytetet më të godituara me probleme në energji si dhe anulime fluturimesh.
Situata pritet të përmirësohet pas Krishtlindjeve.