Shkrijel: Skriningu i çerdheve në fazën përfundimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skriningu i çerdheve në fazën përfundimtare, kanë mbetur edhe disa çerdhe që duhet ta kalojnë këtë procedurë për punonjësit- pohon ministrja e punës dhe politikës sociale.

Protokollet e punës së çerdheve janë miratuar nga Qeveria dhe janë dorëzuar te të gjitha çerdhet. Tani pritet vendimin për nisjen e punës ta miratojë Komisioni i sëmundjeve infektive dhe Ministria e shëndetësisë. Deri në momentin e hapjes së çerdheve, masat kohore për prindërit që janë në shtëpi dhe i ruajnë fëmijët mbeten në fuqi, që të ketë dikush që kujdeset për fëmijët.

Lidhur me procedurën e regjistrimit, ajo nuk është ndërprerë, është harmonizuar me të gjitha çerdhet sipas ligjit dhe procedura vazhdon. Ajo që sipas protokolleve e rregullon numrin e fëmijëve në një grup…nuk ka nevojë për ç’lajmërim dhe lajmërim të serishëm, gjithashtu nuk është ndërprerë procedura e regjistrimit – tha Sanella Shkrijel- ministre e punës dhe politikës sociale.

Advertisement

The post Shkrijel: Skriningu i çerdheve në fazën përfundimtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy