Një 24-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës si autor i dyshuar i zjarrvënies se gomave në afërsi të fushës së mbetjeve.
Në pranga përfundoi Selam Zira. Sipas policisë i riu i vuri flakën një grumbulli gomash të automjeteve në lagjen “24 maji” duke shkaktuar ndotje të madhe të ambientit.
Advertisement
Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën edhe gardhet rrethuese të hidrovorit si dhe të një objekti tjetër privat.
Advertisement
24-vjeçari akuzohet për veprat penale të “ndotjes se ajrit” dhe “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
Advertisement
Advertisement