Kampionët mbërrijnë në shtëpi/ Lionel Mesi dhe lojtarët e tjerë priten si heronj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kampionët mbërrijnë në shtëpi/ Lionel Mesi dhe lojtarët e tjerë priten si heronj

Festa ka nisur zyrtarisht.

 

Skuadra e Argjentinës zbarkoi në orë 2:17 të mëngjesit të së martës në Buenos Aires dhe u vendos direkt në një autobus të hapur. Miliona tifozë ishin gati për të mirëpritur heronjtë e tyre që kthyen trofeun në shtëpi pas 36 vitesh.

 

Advertisement

Ndërkohë, mbi 176,000 njerëz kanë ndjekur avionin në një aplikacion gjurmimi në mes të natës për të parë se kur mbërrijnë yjet argjentinas.

 

Skuadra e Lionel Scaloni u kthye në kryeqytet me një fluturim nga Roma, me festa që vazhdonin edhe në bord. Kur ata arritën në Aeroportin Ndërkombëtar, shumë media dhe mbështetës i prisnin me një paradë të planifikuar.

 

Advertisement

Me autobus të hapur, lojtarët e Argjentinës shfaqën para popullit të tyre trofeun më të lakmuar. E marta në Argjentinë u shpall festë kombëtare, me skuadrën që pas pushimit do pritet në institucionet më të larta shtetërore.

 

Ndërkohë edhe nënkampionët e botës, janë pritur si heronj. 10 mijë tifozë u mblodhën në shesh për të përshëndetur lojtaret e kombëtares së gjelave me Giroud dhe Mbappe që ishin më të duartrokiturit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy