Ukraina: Rusia përdori dronë kamikazë të Iranit në sulmin në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia sulmoi rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër duke përdorur dronë kamikazë në sulmin e hershëm të mëngjesit në Kiev dhe zonat përreth.

 

Raportimet fillestare thonë se nuk ka të vdekur, por dy persona u plagosën në sulmin e 19 dhjetorit, për të cilin administrata ushtarake për rajonin e Kievit tha se Moska përdori më shumë se 20 dronë të nga Irani.

 

Advertisement

Zyrtarët ukrainas thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan rreth 15 dronë.

 

Shpërthimet janë dëgjuar pak kohë pas lëshimit të sirenave paralajmëruese për sulme ajrore.

 

Advertisement

Oleskiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, tha se infrastruktura dhe shtëpitë private u dëmtuan nga sulmet, dhe se dy persona u plagosën.

 

“Vendi terrorist vazhdon luftën e tij kundër popullsisë civile”, tha ai në një postim për Telegram. “Ne do të kapërcejmë gjithçka”.

 

Advertisement

Gati 10 muaj pas pushtimit të Ukrainës, Rusia ka përdorur raketa lundrimi dhe dronë të prodhuar nga Irani për të goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës në mbarë vendin, si pjesë e një strategjie të dukshme për t’i lënë ukrainasit në të ftohtë dhe të demoralizojë popullsinë.

 

Javën e kaluar, Rusia lëshoi një breshëri raketash dhe dronësh kundër Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë.

 

Advertisement

Ukraina e ka akuzuar Iranin se po e furnizon Rusinë me dronë kamikazë. Teherani fillimisht kishte mohuar këto akuza.

 

Më vonë, Irani pranoi se i ka dërguar Moskës një numër të kufizuar të dronëve “shumë muaj” para se të niste lufta më 24 shkurt.

 

Advertisement

Në përgjigje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se këto janë gënjeshtra dhe se shumë dronë iranianë po përdoren për të sulmuar shtetin e tij./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy