
Bashkëshortet e futbollistëve të njohur Wayne Rooney dhe Jamie Vardy, do të përballen në gjyq. Gruaja e sulmuesit të Leicester Cit, Rebekah , ngirit një padi kundër Coleen Rooney, për përhapjen e informacioneve private në public.
Coleen akuzoi Rebekah se pas një interviste në gazetën e njohur “The Sun” kishte dhënë informacione që preknin atë personalisht dhe se ishin vjedhur nga adresa e saj në rrjetin social Instagram.
Një marrëveshje pa gjyq nuk u arrit mes tyre, kështu që të dyja biseduan me avokatët e tyre për të dalë përpara gjykatësit.
Data e gjykimit do të vendoset brenda ditëve të ardhshme. Siç thekson “The Sun”, Rebekah Vardy kërkon kompensimin e Coleen Rooney në shumën e 1 milion £ për dëmin, në rast se konstatohet ky fakt nga gjykata. Avokatët e Coleen Rooney thonë se është zhgënjyese që Rebekah Vardy ndërmori veprime juridike kundër saj.