Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e punës në Itali.
Bëhet fjalë për Dritan Meçaj, 43-vjeç, cili prej vitesh jetonte në shtetin fqinj.
Advertisement
Meçaj ka humbur jetën në një punishte vere si pasojë e asfiksisë.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, 43-vjeçari është mbytur teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, ku për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të verës ishte rezultoi tragjik.
Advertisement
Edhe pse janë thirrur menjëherë mjekët, shqiptari nuk ia ka dalë të fitojë betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Advertisement
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.