Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, në zonën e Breshias.
40 vjeçari shqiptar teksa ka qenë duke u kthyer nga puna për në shtëpi, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasur me pemën.
Advertisement
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari që humbi jetën është Alban Dushi.
Makina e tij Mercedez Benz ka rrëshqitur nga rruga.
Advertisement
Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me pemën.
Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë. Ndërkohë plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Advertisement