Shkalla e papunësisë në vend ra gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke shënuar 10.6%, nga 11.3% që ishte në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, numri i të punësuarve u rrit veçanërisht në sektorin e shërbimeve dhe atë të bujqësisë, por pësoi rënie për sektorin e industrisë.
Advertisement
Nga ana tjetër, gjatë periudhës korrik-shtator u rrit papunësia te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.
Advertisement
Po ashtu, INSTAT raporton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar arriti në 61.600 lekë, duke u rritur me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja më e ndjeshme e pagave ka qenë për forcat e armatosura dhe për specialistët me arsim të lartë.
Advertisement