Biden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

Presidenti i SHBA Joe Biden ka siguruar Ukrainën për mbështetje të mëtejshme, ndërsa pushtimi rus i vendit fqinj vazhdon.

 

 

‘’Presidenti Biden gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i garantoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Advertisement

 

 

‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare”, thuhet në deklaratë.

 

Advertisement

 

‘’Mbajtja e Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës dhe imponimi i kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj mbetet gjithashtu një prioritet’’, tha Shtëpia e Bardhë.

 

 

Advertisement

Zelensky vlerësoi ndihmën e paprecedentë të mbrojtjes dhe financiare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

“Ndihmon jo vetëm për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës, por edhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së vendit tonë”, tha Zelensky.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy