Numri i rasteve të reja me coronavirus në baza ditore vazhdon të mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së djeshme u raportuan 118 raste të reja me virusin Covid-19. Më shumë raste të reja ka në Shkup-55, Tetovë-20, Ohër dhe Kumanovë nga nëntë raste, Resnjë – pesë, Prilep – katër, Strugë, Veles dhe Strumicë nga dy raste.
Në SPQ “8 Shtatori” u regjistruan katër viktima nga Shkupi – një pacient (58) i pranuar më 9 qershor, një pacient (73) i hospitalizuar më 26 maj, një paciente (73) e pranuar në spitalin më 22 qershor. Ka vdekur edhe një pacient (72) më 21 qershor.
Instituti për shëndet publik dje regjistroi 74 pacientë të shëruar, prej tyre nga Shkupi – 37, Shtipi – 3, Prilepi – 5, Tetova – 24, Velesi – 1, Gostivari – 4.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 5.311, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 2.048, kanë vdekur 251, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.012.
Mes komunave të Shkupit, Çairi ende është krye të listës me numër më të madh të rasteve aktive (402), ndërsa vijojnë Gazi Baba (150), Buteli (138), Sarai (137), Aerodromi (136), Qendra (131).
Ndërsa theksojmë që Bashkësia Fetare Islame sivjet nuk do të organizojë shkuarje në Haxh pas paralajmërimeve se Arabia Saudite do të pranojë numër të kufizuar të besimtarëve. Në kumtesën e riasetit të cilën e nënshkroi u.d. reisi Shaqir Fetahu theksohet se arsyet janë rrezik nga Kovid-19 dhe kufizimet të cilat i vendosi Arabia Saudite. /Telegrafi/
The post Numri i rasteve të reja me COVID-19 ende i lartë, Shkupi me më shumë raste aktive appeared first on Telegrafi.