Dita e Rinisë/ Ish-studenti i dhjetorit, Gonxhe: Moment historik. Lëvizja e lirë ishte ëndër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e Rinisë/ Ish-studenti i dhjetorit, Gonxhe: Moment historik. Lëvizja e lirë ishte ëndër

U shënuan sot në Shqipëri, 32 vite nga lëvizja studentore e vitit 90’.

 

Një nga ish-studentët, Blendi Gonxhe ishte mbrëmjen e sotme në Vizion Plus për të rikujtuar lëvizjen që rrëzoi regjimin komunist në vend.

 

Advertisement

 

Në një intervsitë të shkurtër me moderatorin, Roland Zili, Gonxhe u shpreh se për të është nder të ketë qenë pjesë e ngjarjes që do të mbetet si një moment i fortë historik.

 

 

Advertisement

Duke e parë tani, 32 vite pas, Gonxhe tha se ajo që u arrit dhjetorin e 90-tës ishte më e mira që mund të bëhej në kushtet e kohës.

 

 

 

Advertisement

Roland Zili: Sot jemi 32 vite larg nga 8 dhjetori 1990: si e shikoni lëvizjen studentore, sot, pas më shumë se tre dekadave?

 

 

Blendi Gonxhe: Akoma edhe më të pafajshme, për një pjesë të madhe të problematikave që kishim në atë kohë. Por duke parë tani, me një eksperiencë tjetër, sot do të shpresoja shumë të kuptonim edhe më qartë që ka qenë më e mira e mundshme ajo që është arritur në atë dhjetor e më pas, me kushtet e asaj kohe. Mendoj që lëvizja është gjithmonë e më shumë një nder të kesh qenë pjesë, një moment historik shumë i fortë i vendit për shkak se gjithmonë e më shumë po njohim se si janë zhvilluar ngjarjet. E ushtrimi i demokracisë nuk është një ndërrim targe por shumë më shumë. Shumë menduan që mjaftonte vetëm ndërrimi i një targe por jo, duhej shumë më shumë për ta ndryshuar të gjithë sistemin.

Advertisement

 

 

Roland Zili: Shumë nga ambiciet e asaj kohe sot ende nuk janë realizuar: kush ka dështuar sipas jush?

 

Advertisement

 

Blendi Gonxhe: Mendoj që të jemi të sinqertë, që në ëndrën tonë ishte edhe levizja e lirë jo më kot ishte një ëndër e parë ‘Ta bësh Shqipërinë si gjithë Europa”. Qëllim ka qenë edhe ndërtimi i Europës në Shqipëri, lëvizja ka qenë pjesë e domosdoshme e jona. Ka ardhur një e mirë shumë e madhe në vend nga lëvizja e lirë me modelet dhe shembujt e saj. Nga dhjetori e sot, kuptojmë më shumë ku është gabuar e pse kemi vuajtur pasojat e tranzicionit.

 

 

Advertisement

Roland Zili: Rinia në ato kohë ishte promotore e ndryshimeve të mëdha në Shqipëri: Përse sot studentët janë më pak të angazhuar në jetën politike?

 

 

 

Advertisement

Blendi Gonxhe: Mendoj se ka shumë të rinj të angazhuar. Ne po mbyllim vitin e kryeqytetit Europian të Rinisë dhe është ky i yni jo i Erion Veliajt apo Partisë Socialiste. Mundohemi të kuptojmë edhe disa hapa pozitive që kanë ndodhur në vendin tonë. Kemi një kryetar të ri, një grup administartorësh të rinj në Bashki, kemi shumë të rinj në punë ka shumë që janë të interesuar e ndërveprojnë. Ka nga ata të rinj që plan të parë kanë ikjen nga vendi por ka edhe nga ata që plan të parë kanë qëndrimin në Shqipëri.

Duhet të kemi parasysh që ne kemi një shtet me Pavarësi nga 1912, me dy luftra botërore e një regjim të egër për 55 vite e pastaj 32 vjet tranzicion jo të lehtë. Pra nuk e shoh kaq errët por natyrisht ka një kritikë e do një reflektim sepse Shqipëria duhet të ishte edhe më mirë nuk ka asnjë kundërshtim për këtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy