Xi Jingping pritet me nderim në Riad/ Presidenti kinez vizite tre ditore në Arabine Saudite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xi Jingping pritet me nderim në Riad/ Presidenti kinez vizite tre ditore në Arabine Saudite

Presidenti kinez Xi Jingping po zhvillon një vizitë tre ditore në Arabinë Saudite. Ai u prit me nderime shtetërore dhe me tapet të purpurt në aeroport. Ai u prit nga figurat më të larta shtetërore si dhe u mbajt një paradë me avionë luftarak.

 

Kjo ishte shumë larg asaj pritjeje të ftohtë, e cila iu bë 2 muaj më parë presidentit amerikan Joe Biden. Sipas analistëve kjo pritje ka për synim të tregojë SHBA-ve se Riadi ka të tjerë aleatë të fortë në një botë shumëpolare. Mes mbretërisë dhe Kinës pritet të nënshkruhen një sëre marrëveshjesh e cilat kapin shumën e dhjetëra miliardë dollarëve. Kina e sheh Riadin si një partner të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve teksa importet e naftës së papërpunuar nga mbretëria kapin 25%.

 

Advertisement

Nga ana tjetër Arabia e konsideron Kinën një mundësi në mbushjen e boshllëkut të saj të armatimit, pasi Uashingtoni ka vendosur ndalimin e eksportit te disa lloje te armëve.

 

Por analistët perëndimore e shohin këtë afrim mes dy vendeve si jo shumë të frytshëm në fushën e mbrojtjes. Sipas tyre Kina nuk i ka burimet e mjaftueshme për mbrojtjeje e Mbretërisë në rast të një sulmi. Uashingtoni do të ishte sërish numri i parë të cilit Riadi do ti telefononte, por pritja e ftohet e Biden si dhe ulja e prodhimit të naftës, ndërkohë që SHBA kërkonte dyfishimin kane tensionuar tepër marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Advertisement

Princi i kurorës Muhamed bin Salman ka ndjekur një linjë për diversifikim të marrëdhënieve ndërkombëtare. Si me Kinën dhe Rusinë, Arabia ka intensifikuar vëllimet tregtare, duke dëshmuar se tashmë bota po hynë në një stad të ri shumë polar dhe era nuk fryn më vetëm nga perëndimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy