Dukej një ndeshje e lehtë në letër, por Barcelona ka vuajtur shumë përballë Atletiko Bilbaos, por nuk rezultoi ashtu. Katalanasit vinin në përballjen e së martës pas një hapi fals të disa ditëve më parë me Seviljen dhe fitorja ndaj Bilbaos ishte një detyrim, pasi Reali i Madridit po i ndjek këmba-këmbës.
Pjesa e parë ishte shumët e vakët, ku Leo Mesi përpiqet që të krijojë aksione, por pa asnjë rezultat. Luis Suarez duket se sikur i ka humbur nuhatja për të shënuar.
Pjesa e parë mes dy Barcelonës dhe Atletiko Bilbaos përfundoi me rezultatin e bardhë, 0-0. Në pjesën e dytë, Barcelona duke shfrytëzuar dhe lodhjen e lojtarëve të Bilbaos ngulmon më shumë në lojën e saj, duke krijuar më shumë aksione të rrezikshme.
Goli për Barcelonën vjen në minutën e 71′, ku falë një asisti të Leo Mesit, Ivan Rakitiç shënon golin e vetëm për këtë ndeshje. Ky ishte goli i parë i kroatit për këtë sezon.
Ndeshja mbyllet me këtë rezultat pavarësish se Mesi pati raste për ta dyfishuar rezultatin, por goli nuk i erdhi yllit argjentinas. Një gol i shënuar në këtë ndeshje do të ishte dhurata më e mirë për Mesin, i cili kishte ditëlindjen më 24 qershor, e kjo do të festohej më së mirë, pasi 32-vjeçari do të arrinte kuotën e 700 golave në La Liga.
Më herët u luajtën ndeshja mes Levantes dhe Atletiko Madridit , madrilenët fituan me rezultatin e ngushtë, falë një autogoli të Gonzales. Ndeshja tjetër mes Getafes dhe Valadolid përfundoi 1-1.
Barcelona me 68 pikë është shkëputur tre pikë ndaj Real Madridit, që ka një ndeshje më pak. Madrilenët luajnë sonte me Majorkën, katalanasit shpresojne per ndonje hap fals.