
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev nga radhët e OBRM-PDUKM-së reagoi ndaj anulimit të emërimit për komandant të SPB Tetovë.
“Qeveria në mbledhjen qeveritare anuloi vendimi që e nënshkrova për emërimin komandantit të SPB Tetovë. Ky vend ishte një nga 15 vendet që më takojnë mua sipas Ligji për Qeveri, si ministër i qeverisë teknike”, thotë Naqe Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se me veprimin e sotëm është shkelur Ligji për Qeveri që u propozua nga BDI ndërsa u përkrah nga LSDM.
“LSDM dhe BDI kanë mendime të kundërta vetëm në opinion dhe ky është vetëm një blef. Marrëdhënia e tyre në mbledhje qeveritare funksionon në mënyrë ideale pa asnjë pengesë”, tha Çulev./Telegrafi/
The post Çulev akuzon LSDM-në dhe BDI-në për bashkëpunim appeared first on Telegrafi.