Një 45 vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në Lushnjë.
Policia bën me dije se shtetasi Pajtim Kashari ka pësuar infrakt teksa ka qenë duke drejtuar motorrin.
Si pasojë e kësaj, mjeti ka dalë nga rruga dhe 45 vjeçari ka humbur jetën në vend.
Lushnjë / Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.
AdvertisementPritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.