Pas një seance maratonë, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërtimi i Portit Turistik që do të kushtojë 2.1 miliardë euro.
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se ky projekt, do të jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin.
Advertisement
“Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme pro të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar me një video me pamje bardh e zi nga Porti i Durrësit.
Advertisement