Filiali i Postës Shqiptare në Berat ka rënë pre e grabitjes.
Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin nga posta 10 mijë lekë të rinj.
Advertisement
Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Berat/Informacion paraprak-Gjatë natës, në lagjen “Muzakaj”, Berat, shtetas ende të paidentifikuar, kanë vjedhur 10 000 lekë të rinj, në Zyrën Postare Nr.2. Vijon puna intensive për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
AdvertisementMaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.