Është identifikuar çifti i shqiptarëve që u gjendën të vrarë në banesën e tyre në Itali.
Sipas mediave vendase, bëhet me dije se viktimë mbetën Mynevere Karabollaj , 37 vjeçe ( mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj ) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, të cilët u vranë me thikë nga ish bashkëshorti i gruas.
Advertisement
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e të dielës nga policia, të cilët u vunë në lëvizje pas njoftimit që morën nga vajza e 37 vjeçares, se nuk kishte komunikuar me nënën në telefon.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.
Advertisement