Shqipëria ka triumfuar në miqësoren e sotme me Armeninë.
2 me 0 ishte rezultati final i ndeshjes së luajtur në Air Albania.
Advertisement
Xhuliano Skuka ishte ai që kaloi i pari kuqezinjtë në avantazh, pasi finalizoi një aksion perfekt, duke shënuar kështu golin e parë për Kombëtaren në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ishte Kristjan Asllani ai që nuk gaboi nga një penallti të fituar nga Cara, me mesfushorin e Interit që gjithashtu gjeti golin e parë për ngjyrat e Kombëtares.
Advertisement
Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit.