Këtë fundjavë starton eventi më i rëndësishëm futbollistik: kampionati botëror 2022, i cili do të zhvillohet në Katar.
Ky edicion do të jetë më i veçantë, pasi ndryshe nga herët e tjera është i pari botëror që do të luhet në dimër dhë në një vend në Lindjen e Mesme sic është Katari. Në kompeticion bëjnë pjesë 32 ekipe kombëtare që do të zhvillojnë 64 ndeshje në 28 ditë.
Ekipët pretendent për të rrëmbyer Kupën e Botës këtë vit, sipas FIFA-S, janë Brazili, Belgjika, Argjentina, Franca dhe Anglia.
Ky event do të jetë i fundit për yjet e futbollit si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi 35 vjecar ka fituar 7 herë topin e artë dhe tashmë synon të japë maksimumin për të marrë një tjetër trofe.
Ronaldo nga ana tjetër është 37 vjec: ai ka arritur të fitojë europianin por kurrë nuk ka shkelur në një finale botërori.
Ndërkohë në botëror do të mungojnë për shkak të dëmtimeve Sadio Mane, Gonzales, Korea dhe Tiago Almanta ndërsa rrezikon Pol Pogba.
Turneu do të ketë 8 grupe me nga 4 skuadra.Vetëm 2 ekipe nga cdo grup do të vazhdojë në raundin e të 16-ve ku fillojnë eliminimet. Në këtë fazë vetëm 8 ekipe do të kalojnë në çerek finale,më pas 4 në gjysëmfinale dhe dy në finalen e madhe.
Disa nga ndeshjet më interesante pritet të jenë përballjet Senegal – Hollandë, Argjentinë – Meksinë dhe Spanjë – Gjermani.
Në 20 nëntor ndeshja hapëse e botërorit do të jetë ajo mes vendit organizator Katarit, kundër Ekuadorit.
Ky turne do të përfundojë më 18 dhjetor kur do të shpallet dhe skuadra kampione e botës.