Partia demokratike ka vendosur te garoje per bashkine e Elbasanit me nje prej figurave te saj kryesore, nenkryetarin e PD, Luciano Boci.
Ai është i vetmi kandidat ne procesin e primareve, dhe nga sot ai do te nise punen per te fituar nje bashki qe partia demokratike nuk e ka fituar prej dy dekadash
LUÇIANO BOÇI
NENKRYETAR I PD
“Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka: I kam borxh suksesin, I kam borxh mbështetjen, dhe dua ti shlyej këto borxhe. Ti shlyej duke punuar bashke me durim, që qytetin tia kthejme njerëzve, që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm, që Elbasanit ti kthejmë lavdinë e arsimit.”
Ne nje prej bashkive me te rendesishme te vendit, ne Durres, kandidati me I forte brenda procesit te primareve eshte ish-deputeti Igli Cara
Te shtunen perfundoi afati per dorezimin e kandidaturave per primaret ne te gjitha bashkite e vendit.
Neser PD do te mbledhe kryesine per te nxjerre kandidatet zyrtare per bashkite kryesore te vendit; Tiranen, Durresin dhe Elbasanin.
Dhe me pas do te diskutoje kandidatet per bashkite e tjera te vendit. Nderkohe qe votimi per primaret do te zhvillohet ne daten 4 dhjetor.