Kryeministri Edi Rama mbrojti para deputetëve të kuvendit të Shqipërisë se buxhetin për vitin e ardhshëm duke shpjeguar se ai është i lidhur me agresionin rus mbi Ukrainën dhe qëllimi kryesor i këtij buxheti është të ndihmojë vendin të përballojë çmimin e rritur të energjisë elektrike dhe inflacionin e lartë.
EDI RAMA
AdvertisementKRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Buxheti është i gjithi i lidhur këtu, është i gjithi i lidhur me luftën që ju e mohoni.”
Gjysmë milion dollarë do të jenë në funksion të mbrojtjes së qytetarëve nga inflacioni dhe për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë.
EDI RAMA
Advertisement“Dhe ky është një vendim që është i sanksionuar edhe në buxhetin e vitit 2023. Që ne do ta mbrojmë me çdo çmim, çmimin e energjisë elektrike, për familjet dhe për bizneset.”
Sipas kryeministrit Edi Rama buxheti për vitin e ardhshëm është dyfishi i buxhetit të vitit 2013 që shënon vitin e fundit të qeverisjes së demokratëve. Por kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë se në këtë buxhet ashtu siç në çdo buxhet të këtyre 9 viteve, ka vetëm një element që bie në sy dhe ai është korrupsioni.
EDI RAMA
“Praktikisht buxheti e ul borxhin, i cili nuk është në ato shifrat që përrallisni ju, por i cili është 68.8 sot, dhe parashikohet të shkojë në 67.5.”
SALI BERISHA
KRYETAR I PD
Advertisement“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre”
Mazhoranca dhe opozita u përplasen në parlament edhe për marrëveshjen për ndërtimin e portit të Durrësit, e cila do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar në parlament.
EDI RAMA
“Ju dukeni që kur merrni fjalën këtu e flisni që në pikë të sabahut edhe sulmoni si llazore të marra, të mbetura rrugëve nëpër lagje që kanë humbur shtëpitë pasi kanë pirë gjithë natë. Investitorët që mezi i sjellim në Shqipëri, mezi.”
SALI BERISHA
“Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar.”
Diskutimet në parlament për buxhetin dhe paketën fiskale u shoqëruan me akuza mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Berisha për lidhje me Moskën apo Beogradin.
EDI RAMA
Advertisement“Ju jeni ca të pafytyrë, ju jeni ca të pafe, ju jeni të pa atdhe, ju jeni ca pa din, dhe jeni ca pa iman, këta jeni ju. Sepse ju po të kishit ju fytyrë dhe po të kishit ju din, dhe po të kishit ju iman, dhe po të kishit ju fe, dhe po të kishit ju atdhe, ju nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë, dakord? “
Ju nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë! Çfarë i keni bërë ju Shqipërisë? Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Këtë i keni bërë ju Shqipërisë.
SALI BERISHA
“Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi.”
EDI RAMA
“Ju jeni bedelë, ju nuk keni idenë se çfarë thoni, por unë flas për ata që i morën paratë ruse, ngritën çadrën, vathën, ku ju si dele shkonit përditë atje dhe blegërinit për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj dhe pastaj iu turrën dhe nëpër ato marrëzitë e djegies së qendrave të votimit dhe të bojkoteve të zgjedhjeve sepse ju jeni të shitur.”
Kreu i partisë demokratike Sali Berisha e vazhdoi replikën në distancë me kryeministrin Edi Rama edhe jashtë sallës së parlamentit duke paralajmëruar se protesta e 12 nëntorit do t’i japë përgjigje qeverisë për të gjitha aferat korruptive.