Negociatat mes Gazment Bardhit të mandatuar nga Alibeaj dhe Edi Palokës të mandatuar nga Berisha kanë dështuar.
Në zgjedhjet e ardhshme vendore, duket se PD nuk do të dalë me kandidat të përbashkët dhe ky konflikt do të jetë në favor të Edi Ramës.
Këtë deklaratë bëri deputeti i PD Lefter Gështenja në edicionin e lajmeve në Vizion Plus përballë moderatorit leksandër Furxhi.
Gështenja e pranoi se PD është në krizë dhe kjo përçarje në zgjedhje nuk do jetë në favor të tyre.
Madje deputeti tha se nuk duhet vetëm bashkimi i PD por i gjithë opozitës përballë Ramës.
“Unë nuk jam anëtar i grupit parlamentar të Alibeajt në grupin e PD.
AdvertisementEdhe sot brenda PD ka mendime të ndryshme. Ne menduam ti lëmë pas dhe në zgjedhjet vendore të dalim me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore. Mos futemi në lojën e problemit që ne kemi më shumë se një vit që i kemi.
Ky diskutim nuk është për të njohur njërin statut apo tjetrin. Sot jemi në krizë. Duhet të ecim para duke gjetur një kandidat të përbashkët e gjithë opozita sepse çdo rrugë tjetër do të çonte ujë në mullirin e Edi Ramës”, tha Gështenja.