Analisti Ben Andoni shprehet se në zgjedhjet e ardhshme vendore numri i votuesve do të jetë shumë i ulët dhe kjo për shkak se njerëzit janë të zhgënjyer.
Nga studio e Quo Vadis, ai tha se qytetarët ndonëse e duan ndryshimin, nuk luftojnë për të.
Advertisement
“Me çfarë shikoj, njerëzit e duan ndryshimin, por nuk luftojnë shumë për ndryshimin. Ky është paradoksi i madh në këtë vend.
Kemi disfata pa fund të PD po kaq moralisht të PS. Tek ne nuk ka lëvizje qytetare që të vendoseshin përballë këtyre.
AdvertisementDo ketë abstenim shumë se ka njerëz të zhgënjyer. Tiranën e shoh të vështirë për opozitën. Durrësi dhe Elbasani shoh në favor të opozitës”, tha Andoni.