Sulmet masive ruse lënë miliona ukrainas pa energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia ka nisur sulme të reja ajrore “në shkallë të gjerë” ndaj ndërtesave të energjisë së Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në mbarë vendin, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Autoritetet ukrainase thanë se pothuajse 1.5 milion familjarë në mbarë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Advertisement

Por, Zelensky tha se shumica e raketave dhe dronëve të Rusisë po rrëzohen, duke ripërsëritur një deklaratë të ushtrisë ukrainase që thoshte se 18 nga 33 raketat e lëshuara nga ajri dhe deti janë rrëzuar më 22 tetor.

 

 

“Sigurisht, ne ende nuk kemi aftësi teknike për të parandaluar 100 për qind të gjitha sulmet ruse me raketa dhe dronë. Jam i sigurt që gradualisht ne do të arrijmë ta bëjmë këtë me ndihmën e partnerëve tanë”, tha Zelensky.

Advertisement

 

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj stacioneve të energjisë së Ukrainës, sistemeve të furnizimeve me ujë dhe infrastrukturë tjetër kyçe.

 

Sulmet e fundit kanë pasur për cak qytet perëndimore të Hmelnitskit dhe Lutskut, por edhe qytetin Uman në Ukrainën qendrore.

Advertisement

 

Hmelnitskit, shtëpi e 275.000 banorëve para se të niste lufta, ka mbetur pa energji elektrike, pasi mediat lokale raportuan për disa shpërthime.

 

Uman po ashtu ka mbetur pa energji, ndërkaq Lutsku ka mbetur pjesërisht pa rrymë pasi disa sulme goditën stacione të energjisë.

Advertisement

 

Sulmet ajrore po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në Odesa në jug, në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja në juglindje të Ukrainës.

 

Kompania kombëtare e rrymës, Ukrenergo, u ka bërë thirrje ukrainase që ta kursejnë rrymën.

Advertisement

 

Zelensky tha se autoritetet kanë arritur të rikthejnë furnizimet me rrymë në disa rajone, ku rryma u ndërpre për shkak të sulmeve.

 

“Caku kryesor i terroristëve është energjia”, tha ai.

Advertisement

 

Ndërkaq, në kryeqytetin ukrainas, Kiev, autoritetet kanë nisur reduktimet e energjisë, për shkak të krizës së shkaktuar nga sulmet ruse.

 

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 40 për qind e sistemit elektrik të vendit është dëmtuar rëndë, qëkur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Advertisement

 

Që nga 10 tetori, sipas Zelenskyt, 30 për qind e stacioneve të energjisë së Ukrainës janë shkatërruar nga sulmet ruse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy