
Policia e Dimalit ka arrestuar ditën e sotme dy persona.
Bëhet fjalë për shtetasit F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar.
Ky i fundit, dyshohet se u kishte vjedhur vëllezërve një shumë parash në banesë
Dimal/Berat
AdvertisementVihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.
Procedohet penalisht 15-vjeçari, për veprën penale “Vjedhja”.
AdvertisementNga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.