![Miratohet projekt-buxheti për vitin 2023/ Ibrahimaj: Ja me sa pritet të rritet ekonomia](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/10/ibrahimaj-691x400.png)
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë bëri me dije se gjatë mbledhjes u shqyrtua projekt buxheti për vitin 2023.
Gjatë këtij viti parashikohet që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 2.6 % në terma realë dhe 5.7% në terma nominalë.
“Projektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla”, tha ministrja.
Për sa i përket amnistisë fiskale, Ibrahimaj bëri me dije se ende nuk ka një datë për miratimin e këtij ligji.
Nga ana tjetër Presidenti i vendit, Bajram Begaj mblodhi ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.
Ministrja bëri me dije se gjatë takimit u raportua për masat e marra nga ana e institucioneve dhe masat që do të merren në vijim për të siguruar mbrojtjen e vendit.