Një video amatore e publikuar nga mediat e huaja tregon momentin kur dy femra vazhdimisht shqelmojnë në kokë një grua tjetër, ku si pasojë ka mbetur me hundë dhe nofull të thyer.
E gjitha ndodhi në Portsmouth të Anglisë, ku të pranishmit vrapuan për ta ndihmuar viktimën. Videoja është postuar nga e ëma e viktimës, duke shpresuar se me publikimin e pamjeve do të ndihmohet policia për të kapur agresoret e 20-vjeçares.
Në pamjet shihet vajza duke qëndruar e shtrirë në tokë, ndërsa dy tjera e godisnin vazhdimisht në kokë me shqelma, madje duke e shkelur.
Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin Mbretëresha Alexandra, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar lëndime serioze. E ëma e saj ka shkruar në Facebook, sesi bijës së saj i është thyer hunda dhe nofulla.